E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me veturë, vdes mjeku nga Deçani

Mëngjesi i sotëm ka qen fatal për mjekun e njohur nga Prapaqani i Komunës së Deçanit, dr. Shyt Shalen.

Gjinekologu Shala, ka gjetur vdekjen deri sa po lëvizte me makinën e tij rreth orës 05:50 në rrugën e Lugut të Baranit në drejtim të Klinës, gjegjësisht në fshatin Kosuriq të Komunës së Pejës.

Sipas, Policisë së Kosovës, gjegjësisht drejtorisë Rajonale të Pejës, në ketë aksident ishte i përfshirë vetëm një automjet i udhëtarëve “Mercedes” me ngjyrë hiri metalike,targa vendore, të cilin e drejtonte dr.Shyt Shala.

“Deri të aksidenti i shkaktuar sipas hetuesve rajonal të komunikacionit rrugor,viktima me automjetin e tij ishte duke qarkulluar në rrugën e Lugut Baranit, në drejtim të Klinës, dhe gjatë qarkullimit në atë rrugë kur arrin në fshatin Kosuriq me një kthesë humb kontrollin ndaj automjetit, kalon nga ana e djathtë në atë të majtën jashtë rruge, si pasojë e kësaj pëson lëndime të rënda trupore,dhe sipas konstatimit nga mjeku kujdestar QKMF Pejë,kishte vdekur në vendin e aksidentit”, ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës- Pejë

Me urdhërim të Prokurorit të shtetit,dhe më kërkesën e familjarëve,trupi i pa jetë ju është liruar familjes për të kryer ceremoninë e varrimit. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›