Aksident n Kalimash, humb jetn nn e bir

Sipas informacioneve të para viktimat janë shtetas kosovarë me lidhje gjaku, përkatësisht nënë e bir, që udhëtonin me të njëjtën makinë. Nga aksidenti edhe dy persona të tjerë po të së njëjtës familje mbetën të plagosur rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë që si pasojë e aksidentit radha në hyrje të tunelit ka shkuar rreth 3 kilometra, çka solli bllokimin e përkohshëm të trafikut.
Autostrada Durrës-Kukës është një ndër akset me trafik më të populluar në këtë fundmuaj, pasi mijëra shtetas kosovarë kthehen në vendin e tyre pas pushimeve. Në më pak se 24 orë kjo autostradë regjistron 3 viktima, pas asaj të një nate më parë kur një tjetër shtetas u përplas për vdekje teksa përpiqej të kalonte rrugën në aksin Kukës-Morinë.