Tekstet për minoritarët

Drejtues të kësaj partie kanë deklaruar se, edhe pse MEGA ka një qëndrimi kritik ndaj institucioneve shtetërore lokale dhe qëndrore, ato gjithmonë tregojnë indiferentizmin dhe neglizhencen e tyre në zgjidhjen e problemeve të këtij minoriteti.
Ata kanë sjellë si shembull mungesën e teksteve shkollore në gjuhën amtare dhe mungesa e programeve të studjuara dhe përshtatrura për komunitetin.
Arsimtarët janë shprehur se edhe ky vit shkollor do të nisë me mangësi të theksuara, ashtu si edhe një vit më parë.
Ministri i Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ka deklaruar se të gjitha problemet e shtruara në këtë takim do t’i parashtrojë në kabinetin qeveritar për t’u dhënë zgjidhje.
Ndërkohë që kryetari i Partisë MEGA, Kristaq Kiço tha se iniciativa e ndërmarrë nga ana e subjektit polititk që drejton i tejkalon caqet e përfitimit politik.
Kiço e konsideruar si një problem që i prek të gjithë dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.