Konçesionet për mazhorancën, reagon METE

Sipas Krajës, lidhjet familjare të drejtuesve të kompanive që kanë fituar konçensionet energjitike, nuk kanë qenë arsye për t’i përjashtuar ata nga gara.
“Nuk i gjykojmë dhe vlerësojmë politikisht konçensionet, kështu po goditet biznesi pa të drejtë, po të shohim gjithë konçensionet e dhëna do gjejmë kushëri, kunetër, farefis të secilit nga ne pozitë-opozitë, nuk bëjmë dhe analizojmë farefisni, por shohim sa plotësojnë kushtet”, është shprehur Kraja.
Lidhur me faktin tjetër të opozitës se kompania e kunatit të ministres Bregu nuk ka përvojë në energjtikë pasi është krijuara në vitin 2008, zoti Kraja tha se konçesioni për HEC-in nuk i është dhënë vetëm kësaj kompanie, por së bashku me 5 të tjera.
“Ky bashkim i përkohshëm ka plotësuar gjithë kriterët financiare, ekonomike apo eksperiencën”, tha Kraja.
Ditët e fundit opozita ka nxjerrë fakte se një pjesë e konçesioneve për hidrocentrale iu është dhënë familjarëve të anëtarëve të mazhorancës, por sipas ministris së Ekonomisë, përsa kohë nuk shkelet ligji dhe plotësohen gjithë kriteret për marrjen e një lejeje konçensionare, ky s’ka pse të jetë preçedent për mospranimin e ofertave të tyre.