Aksident në Ballsh, një 7-vjeçare në spital pas përplasjes nga një makinë

Një aksident rrugor ka ndodhur tw enjten pasdite në qytetin e Ballshit, ku një vajzë e mitur, 7 vjeçe, është përplasur nga një automjet. Sipas informacioneve paraprake të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30.
Automjeti, i drejtuar nga shtetasi S. F., 18 vjeç, ka përplasur të miturën, e cila menjëherë është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e saj shëndetësore nuk është bërë e ditur.
Drejtuesi i automjetit, 18-vjeçari, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
/rtsh.al/