E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Berat, humb jetën një 33-vjeçar

Një 33-vjeçar ka humbur jetën në Berat, si pasojë e një aksidenti. Policia njofton se aksidenti u regjistrua në fshatin Otllak, ku një 34-vjeçar, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMË, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri, një 33-vjeçar me inicialet L.Ll.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›