Aksident në Durrës, makina del nga rruga dhe bie nga disa metra lartësi, plagoset shoferja

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (21 gusht) pranë Vilës së Zogut në Durrës. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga, duke rënë nga disa metra lartësi.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit. Ajo është transportuar në Spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore nga bluzat e bardha.
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit pritet të zbardhen nga grupi hetimor.
/rtsh.al/