Aksident në Durrës, makina përplas motorin dhe largohet nga vendngjarja, humb jetën një person

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele (2 prill) në Durrës, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, ku një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me një motor me drejtues personin me inicialet M. R..
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri që ndodhej në motor, ndërsa drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur, ndërsa është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijojnë veprimet nga autoritetet për identifikimin dhe kapjen e tij
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/