Masakra e 2 prillit, Basha: Heronjtë që vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë, frymëzim për çdo brez

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përkujtuar masakrën e 2 prillit, teksa ka publikuar në Facebook një foto të 4 heronjve, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka. Sipas Bashës, ata janë frymëzim për çdo brez.
“Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka janë heronjtë e gjithë Shqipërisë që vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë dhe demokracisë. Ata janë frymëzim për çdo brez, sepse çdo ditë që nuk luftohet për lirinë ajo është e kërcënuar të zhduket. Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!”, shkruan Basha.
32 vite më parë, më 2 prill 1991, një ngjarje shumë e rëndë tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës por të gjithë vendit. Kjo ditë njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri pasi pas një proteste kundër regjimit u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm.
/rtsh.al/