E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë/ Aksident në Unazë të Re, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të diele (2 prill) në Tiranë, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja u regjistrua në Unazë të Re rreth orës 19:20, ku Policia njofton se personi me inicialet P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›