E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Durrës, vdes 19-vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën një personi dhe janë plagosur 4 persona të tjerë. Aksidenti ka ndodhur në zonën e ish Kënetës në Durrrës ku dy makina ku njëra ishte me targa të huaja dhe tjetra me targa të Tiranës janë për plasur me njëra tjetrën. Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen shtetasi Jurgen Zani 19 vjeç dhe janë plagosur Enkeled Salihu 16 vjeç dhe Nafije, Rexhep dhe Nevila Veizi të tre pjesëtarë të një familjeje. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e vërteta të këtij aksidenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›