Tiranë, përkujtohen policët e vrarë në detyrë
TIRANE- Në kuadër të javës së vizitorëve të policisë, Drejtoria e policisë qarkut Tiranë ka hapur dyert për fëmijët dhe familjarët e efektivave të policisë të rënë në krye të detyrës. Të pranishëm në këtë aktivitet përkujtimor ishin drejtues të policisë se qarkut, përfaqësues të drejtorisë arsimore, familjarë të policëve të vrarë etj. Në fjalën e tij drejtori i policisë së qarkut Tiranë, Tonin Voci vleresoi punën dhe veprën e policëve të rënë. Kujtimi i tyre tha Voci është një ndërmarrje pozitive e cila duhet të kthehet në traditë. Kjo javë dhe ky aktivitet u shpreh Drejtori i policisë së Tiranës, është një vlerësim për sakrificën e ish kolegëve tanë të cilët vunë në plan të parë rendin dhe sigurinë publike, luftën kundër krimit dhe trafiqeve etj. Në aktivitet përshëndetën me poezi dhe pjesë muzikore nxënës të shkollës artistike “Jordan Misja”.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)