E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Durrës, vdes nëna, plagosen djali dhe nusja

Një e vdekur dhe dy të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë automobilistik i ndodhur orët e para të ditës së sotme në Shkozet të Durrësit.

Nga informacionet paraprake mësohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpjetësia e lartë dhe lodhja e drejtuesit të mjetit çka ka bërë që ai të humbasë kontrollin e automjetit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit ndërkohë që makina drejtohej nga Islam Kovaçi, i cili po kthehej nga një dasmë bashkë me bashkëshorten dhe nënën e tij.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka marrë plagë më të lehta dhe po mjekohet në spitalin e Durrësit ndërsa bashkëshortja e tij Greta Kovaçi ka marrë plagë të rënda dhe aktualisht ndodhet  në Spitalin Ushtarak ku po  merr mjekim më të specializuar, ndërkohë që fatkeqsisht  nëna e tij Dallëndyshe Kovaçi ka humbur jetën në vendngjarje. Policia ndërkohë po vijon hetimet për të zbardhur  shkakun e vërtetë të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›