E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Elbasan. Babë e bir rëndë në spital

Babë e bir plagosen rëndë në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmë në aksin Elbasan-Peqin. Policia shoqëron në komisariat drejtuesin e mjetit tjetër. 

ELBASAN- Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Automjeti në të cilën po udhëtonin babë e bir u përplas me një mjet tjetër për pasojë 42 vjeçari Dervish Hoxha dhe djali i tij i mitur, 13 vjeç ndodhen në gjendje kritike për jetën në spitalin e Elbasanit. Sipas hetimeve të para babë e bir po udhëtonin në automjetin tipit Ford me targë PE 2021 A, kur u përplasën me mjetin Benz me targë DU 6765 D, që drejtohej nga Florian Hasanlliu” në fshatin Lolaj.
Nga hetimet rezulton se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara, me të cilën qarkullonte drejtuesi i mjetit tip Benz i cili është shoqëruar në komisariatin e Elbasanit për verifikime të mëtejshme.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›