E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika uron besimtarët në Ditën e Sulltan Novruzit

Besimtarët bektashianë festojnë sot Sulltan Novruzin. Për të 7 vit radhazi kryegjyshi botërorë Baba Dade Rasht Bardhi ka marrë urimet nga Presidenti, drejtues të maxhorancës dhe përfaqësues nga opozita. 

TIRANE- Besimtarët myslimanë bektashianë kremtojnë sot, Ditën e Novruzit, e cila shënon fillimin e vitit të ri sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit. Që prej shtatë vjetësh ku dita u dekretua si festë kombëtare, Selia Botërore e Komunitetit Bektashinj në Tiranë mbledh politikanë, diplomatë e qytetarë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Presidenti Bamir Topi, e cilësoi 22 marsin si ditë rilindje . “Kjo ka shumë sinjifikate për të gjithë rilindjen e Shqipërisë, sikurse po rilind. Dhe bësojë një rilindje për të gjithë sjqiptarët ku ata jetojnë”- u shoreh Presidenti Topi.

Por, duke mos i shpëtuar interesimit të gazetarëve, kreu i shtetit evitoi komentet e gjata mbi 22 marsin e vitit 1991 kur për herë të parë erdhi në pushtet Partia Demokratike.

“Të jesh demokrat do të thotë ta aspirosh atë në nivelin qelizorë. Ndërsa çështja e organizimit partiak është një tjetër çështje tjetër linjë. Unë sot jam Presidenti i Republikës sikurse e kërkon fryma e Kushtetues, unë i takoj të gjithëve dhe punoj për të gjithë”- tha Topi.

Drejtuesit e maxhorancës, kryeministri Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Topalli vlerësuan bashkëjetesën fetare në Shqipëri, por dhe projektligjin që qeveria po përgatit në mbështetje të të gjitha komuniteteve fetare në vendin tonë.

“Me ligjin e ri që do të miratohet në Parlament, qeveria do të ndihmojë fuqishëm komunitete fetare, do të ndihmojë të gjitha institucionet e kultit në tërësi dhe bektashijntë në veçanti gjithashtu. Do të përfundojë këtë tempull madhështorë si epiqendër të bektashizmit botërorë”- u shpreh kryeministri Berisha.

Ndërkohë kryetaria e Kuvendit Topalli tha se, “ka një koincidencë të jashtëzakonshme me 22 marsin të 91 që ishte dita e lindjes, beteja e parë e fituar e pluralizmit, fitorja e parë në përpjekjet për ndërtimin e Shqipërisë moderne”- tha Topalli.

Urimet për Ditën e Sulltan Novruzit, Kryegjyshi botëror Baba Dede Reshat Bardhit, i janë përcjellë edhe nga përfaqësues të Partisë Socialiste dhe partive të tjera të opozitës si dhe nga ambasadorë të akredituar në vendin tonë.

Në Shqipëri sekti i Bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›