Aksident në Farkë, automjeti dhe fadroma përmbysen në mes të rrugës. Dyshohet për një të plagosur

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Farkës, ku paraprakisht dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, një automjet është përplasur dhe është përmbysur së bashku me një fadromë, duke përfunduar në mes të rrugës.
Përplasja dhe përmbysja e mjeteve dyshohet se ka shkaktuar plagosjen e një personi.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës mjekësore dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/