E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Ferizaj, humbë jetën këmbësori

Një person ka humbur jetën në Ferizaj pasi që është goditur nga një veturë në lëvizje.

Raportohet se i dyshuari, derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij te tipit “Pasat”, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Viktima është dërguar në QKUK-Prishtinë ku mjekët kanë konstatuar se i njëjti ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rajonal./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›