Aksident në Fier- Patos, vdes 59- vjeçari
Një aksident rrugor në aksin Fier- Patos i mori jetën një kalimtari. Nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme 59- vjeçari Bashkim Muka.
Burime nga policia bëjnë të ditur se automjeti që ka goditur kalimtarin është larguar nga vendngjarja. Në ndjekje të tij janë vënë forcat e policisë të cilat kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen.