E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Janë plotësuar kriteret, presim liberalizim të vizave

Institucionet e Republikës së Kosovës, kanë plotësuar të gjitha kriteret që kanë të bëjnë me nisjen e dialogut të liberalizimit të vizave dhe me të drejtë presim që ky proces të fillojë në ditët e ardhshme.

Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi, ndërsa ka mirëpritur qëndrimin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave të  BE-së.

Gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, Thaçi është pritur nga Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy, i cili e ka çmuar lartë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në dialogun teknik me Serbinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›