Tiranë, rrëmbehet 1 person, dyshohet për borxhe
UPDATE- Një person është rrëmbyer në afërsi të vendit të quajtur Kafja e Rremës në kryeqytet.
Të dhënat e fundit nga policia, referuar dëshmisë së bashkëshortes së personit të rrëmbyer, shkak për këtë ngjarje janë bërë borxhet e pashlyera.
Kanë qenë dy persona, të cilët pas një debati kanë futur me forcë në makinë një burrë, mosha e të cilit ende nuk është e përcaktuar.
Makina me të cilën është kryer rrëmbimi, është një Wolkswagen. Forca të shumta policie janë të angazhuar në aksionin për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e rrëmbyesve dhe personit të rrëmbyer.