E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në Fier/ Makina përplas motorin e Policisë, plagoset efektivi

Një efektiv i Policisë së Fierit mbeti i lënduar paraditen e kësaj të shtune (10 qershor), pasi motori me të cilin ai po udhëtonte u përfshi në një aksident.

Ngjarja u regjistrua  rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin me iniciale R. S. u përplas me motorin e policisë, me drejtues policin rrugor me inicialet K. P..

 Për pasojë është dëmtuar efektivi i policisë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, teksa Policia ka nisur hetimet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›