Rikonstruksioni i aksit Thumanë-Fushë Krujë/ Përfundojnë punimet, çlirohet trafiku

Kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e rrugës Thumanë-Fushë Krujë, një investim i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Punimet nisën dy javë më parë, ndërsa janë intensifikuar për të mënjanuar fluksin e automjeteve që përshkonin aksin e vjetër rrugor, duke krijuar trafik të rënduar në dy krahët.
Firma kontraktore e punimeve aktivizoi të gjitha mjetet dhe një numër të lartë punonjësish me qëllim përfundimin në kohë të punimeve.
Siç shihet nga pamjet, automjetet lëviznin tërësisht lirshëm pa krijuar trafik, nga zëvendësimi i asfaltit në vendet e dëmtuara, gjë që ishte kthyer në gangrenë ndër vite.
Ky aks rrugor konsiderohej më problematiku, me një numër të lartë aksidentesh, si rezultat i dëmtimeve në pjesët e asfaltit prej 7 km.
Me përfundimin i punimeve dhe shtimin e fluksit të automjeteve në sezonin turistik, duket se situata është më ndryshe, ndërkohë me përfundimin e punimeve në rrugën tjetër nga Thumanë-Kashar pritet që situata të përmirësohet akoma më tej.
Gazetare: Flutura Tota
/RTSH