E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në Fier/ Makina përplas për vdekje 50-vjeçarin me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes (6 prill) në Fier. Policia bën me dije se një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një 50 vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë, ku dhe ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›