E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Fier humb jeten 51 vjecari

Humbja e kontrollit në rrugë ka shkaktuar një aksident automobilistik me pasoje vdekjen e një 51 vjecari.
Ngjarja ka ndodhur natën në aksin Sheqishtë- Verbas, por viktima është gjetur nga fshatarët orëve të para të mëngjesit.
Sipas policisë, 51 vjeçari A.Jakupaj ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në një terren me lagështirë.
Ky mendohet të jetë edhe shkaku i ngjarjes, për të cilën policia po heton zbardhjen e plotë të saj. Jakupaj, sipas ekspertëve, ka humbur jetën menjëherë dhe për këtë arsye nuk ka mundur as të kërkojnë ndihmën e parë.
Për orë të tëra ai ka mbetur në anë të rrugës bashkë me makinën e dëmtuar, por edhe vërejtur vetëm në mëngjes nga kalimtarët e rastit të zonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›