E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Fier humbin jeten dy persona

Një aksident me pasojë humbje jetësh ka ndodhur në rrethin e Fierit, kur një makinë është përplasur me një mur pranë një karburanti

Për pasojë kanë humbur jetën shtetasi Kudret Kalemi, 30 vjeç dhe kunata e tij Adela Kalemi, 23 vjeçe.

Nga burimet e para bëhet e ditur se në aksident kanë mbetur të plagosur edhe 3 fëmijët që gjendeshin në makinë.

Sipas policisë në vendgjarje, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e mjetit.  

Aksident në Elbasan, vdesin dy motra

Dy adoleshente humbën jetën dhe nëna e tyre mbeti e plagosur rëndë, pas një aksidenti tragjik të ndodhur mëngjesin e së dielës në Elbasan.

Siç raportuan burimet policore, një shtetas me inicialet D.Ç, përplasi në unazën e qytetit me mjetin e tij tre këmbësore.

Aksidenti i ndodhur në rrethana ende të paqartësuara i kushtoi jetën në vendngjarje 18 dhe 17-vjeçareve Paula e Baftjare Hekurani.

Ato shoqëroheshin nga nëna e tyre, e cila gjithashtu u përplas nga mjeti dhe është duke luftuar me vdekjen në spitalin rajonal të Elbasanit.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja, por ai është identifikuar nga forcat e rendit dhe është shpallur në kërkim.

Ditën e shtunë, në një tjetër ngjarje tragjike, pesë shqiptarë mbetën të vrarë në dy aksidente paralele të ndodhura në afërsi të Janinës, në Greqi.

Një javë më parë, në një ngjarje të ngjashme të ndodhur në unazën e Peqinit, tre mjete u përplasën midis tyre, duke shkaktuar tetë të plagosur.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›