Librat e rinj, “50 hijet e Greit” më i preferuari

Shkrimtarët e huaj mbajnë gjallë lexuesin shqiptar.Romanet rozë të përkthyer vazhdojnë të jenë miqtë më të mirë dhe të vetmit të cilët dominojnë në libraritë e kryeqytetit, pasi autorët shqiptarë ketë javë heshtin.Vjen në shqip libri per te cilin po flasin te gjithe, ku sipas librarëve të kryeqytetit është dhe më i kërkuar në kryeqytet për këtë javë "Pesëdhjete hijet e Greit" nga autorja e triologjise nga Londra E L .James.
Një vepër romantike, cliruese dhe kryekëput përthithëse është një roman që do të pushtojë dhe të zotërojë. Historia e një studenteje, e cila shkon të intervistojë një biznesmen të sukseshëm, Kristian Grei. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ndodh e kundërta, shfaqet nje dashuri pasionante, e cila me pas vijon me pjesë të errëta.
Nicholas Sparks këtë javë të gushtit vjen për lexuesin shqiptar me dy vëllime të reja “Dashuria e Parë” dhe “Netë të Stuhishme”.
Për femrat dhe gjithashtu per meshkujt me karakter të mbyllur vjen "Shpirtëra të bukur "një vëllim nga Laura Shaine Cunningham. Një roman me plot ndjenja.
Përvec romaneve që na kanë shoqëruar pothuajse gjatë gjithë verës kete jave publikohet për herë ta parë në shqip, një shkrim i autorit Franco Benanti me titull "Lufta ime më e gjatë" Shqipëri 1943-1948.
Momente nga ajo cfarë vetë autori ka parë dhe ka jetuar gjatë atyre viteve të vështira, kur ai erdhi në një mision të përkohshëm në Shqipëri. Një libër ku qindra lexues do të gjejnë të dhëna për jetëshkrime të prindërve apo gjysherve, të cilët ishin pjesë e këtij misioni.