E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Me Sajmir Tahirin Minister te Brendshem krimi rikthehet fuqishem

Sajmir Tahiri nuk është garant i një qeverie që do u shërben qytetarëve-deklaruan demokratët, sipas të cilëve i propozuari i Ramës për Ministër të Brendshëm, nuk u distancua nga trafiku i ilacevee dhe evazioni fiskal i prindërve të tij. Gert Bogdani tha se emërimi i Sajmir Tahirit është shpërblim i drejtpërdrejtë i Edi Ramës për rolin e krimit në deformimin e votës në 23 Qershor.

Deklarata e plotë e Gerti Bogdanit
Qeveria e re e shpallur nga Edi Rama, nuk do mund t’i sherbeje qytetareve Shqiptare, sepse anetari i skuadres pergjegjes per rendin dhe sigurine, ne me shume se nje rast ka qene pergjegjes per shkaterrimin dhe destabilizimin e tij.

Nuk do mund ti sherbeje qyteterave Shqiptare, sepse eshte person i cili ne asnje moment nuk u distancua apo kerkoi falje per kapjen ne flagrance ne trafik te ilaceve dhe as per evazionin fiskal te prinderve te tij.

Per vite me radhe Shqiperia e luftoi krimin e organizuar dhe asetet e tij dhe per arritjet e kesaj lufte iu akordua ftesa dhe anetaresimi ne NATO dhe Shqiptareve iu hoqen vizat.

Me emerimin e Saimir Tahirit si Minister i Brendshem, jo vetem zhbehen keto arritje, per me teper, perfaqesuesit e krimit rikthehen kercenueshem tashme te veshur me imunitet parlamentar dhe me nderlidhesin e tyre ne qeveri, jo me pak se ne postin e ministrit te brendshem; njeriun e lidhjeve te shkrurtra me perfaqesues te njohur per INTERPOL-in dhe EUROPOL-in te trafiqeve, pastrimit e parave dhe atentateve ndaj uniformave te Policise se Shtetit. Lidhje qe e bejne te vetmin Minister te Brendshem ne historine e Shqiperise dhe ne mbare Ballkanin pronar te nje skafi.

Emerimi i Sajmir Tahirit eshte goditja me domethenese qe i behet shtetit ligjor dhe institucioneve te zbatimit te ligjit, shperblim i drejperdrejte i Edi Rames per rolin e krimit ne deformimin e votes ne 23 Qershor.

Cdo qytetar Shqiptar duhet ta dije se Partia Demokratike do te mbroje me vendosmerine me te madhe institucionet e zbatimit te ligjit dhe shtetit ne teresi, nga cdo lloj revanshi anti institucional dhe me lidhje te qarta kriminale!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›