E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne Gjirin e Lalzit humb jeten nje person

Një shtetas humbi jetën, ndërsa humbi kontrollin e mjetit që po drejtonte, në një aksident të ndodhur të premten në aksin e Gjirit të Lalzit.

Policia, në vendngjarje, arriti të identifikonte viktimën si shtetasin Behar Tafuka. Ai ishte në drejtimin e një kamioni, me targa KR 87 03 A, kur për shkaqe ende nën hetim, automjeti doli nga rruga, u përplas me një shtyllë dhe ra në një hendek. Dyshimet e para për këtë aksident bien mbi tejkalimin e normave të lejuara të shpejtësisë së qarkullimit rrugor, nga ana e viktimës që po udhëtonte i vetëm. / Top ChannelAksidente rrugore
Aksidentet s'kanë të ndalur
Aksidentet në Kosovë
Aksidentet e së dielës, 2 të vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›