Nga Mutanti hollivudian te Kazanova i Felinit

Kinemaja në salla të mbyllura i sjell publikut aksion, arte marciale dhe superheronj. Por ka ndonjë hapësirë alternative që propozon një art krejt të ndryshëm nga ky i qendrës. Ata që nuk e kanë braktisur aktualisht Tiranën mund të gjejnë heronj ekstremë në ekranin e madh.
E vetmja ofertë kulturore që nuk pushon në asnjë sezon është kinemaja, ajo që vjen nga industria filmike e studiove të mëdha amerikane.
Oferta e kësaj vere, e hedhur në qarkullim në fund të korrikut është “Vulverin”, një vazhdim i aventurave të superheroit Logan, interpretuar nga ylli australian, Hjuxh Xhekman.
Japonia dhe ndeshja me një samurai i devijon aftësitë e tij mbinjerëzore thjesht në një skenë të arteve marciale.
Filmi po qarkullon në rrjetin e kinemave në Tiranë. Në orarin e mbrëmjes ka pak njerëz.
Kompleksi i Magazinave në Stacionit të Trenit. Një kinema nën qiell të hapur, me ekran murin e një magazine jashtë funksionit që shfrytëzohet nga “Tirana Ekspres”. Prej dy vitesh njihet si hapësira alternative për artet.
Dëshmi është dhe shfaqja e “Kazanovës” simbolik të Federiko Felinit. Filmi i vitit 1975 i çon këta dy të rinj në atmosferën veneciane të shekullit të 18-të, me kostumet, parukeritë, tryezat, shtretërit. Dhe mbi të gjitha i bën spektatorë të një analize spektakolare ku transformimi i jashtëm i Kazanovës së Donald Sadherlendit vjen nga një kërkim i kujdeshëm i Felinit për sjelljen erotike si pjesë thelbësore e natyrës së vërtetë njerëzore.
Është një zonë e vështirë për t’u frekuentuar vetëm dhe pa makinë në orët e mbrëmjes, por kjo që ofrojnë magazinat nuk ngjan me produktin zyrtar të galerive dhe kinemave të qendrës.