Studimi mbi Kasem Trebeshinen
Sot është datëlindja e shkrimtarit Kasëm Trebeshina. Duke qenë refuzues i daljeve dhe deklarimeve në publik, ABC NEËS rikujton kontributin e tij letrar me një bisedë me studiuesen Anila Mullahi. Ajo është autore e të parit studim të plotë mbi romanet e Kasëm Trebeshinës që sapo është hedhur në qarkullim.
Ditëlindja më 8 gusht e Kasëm Trebeshinës përkon me daljen e një studimi mbi romanet e tij. Studimi i parë i plotë nga një katedër shkencash filologjike. Autorja është Anila Mullahi, ligjëruese e letërsisë botërore në Universitetin e Tiranës.
Vitet ’50, akoma anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe në radhët e komunistëve me parti, nis të shkruajë “Këngën shqiptare”, që nuk takohet me metodën zyrtare për artet.
Romani “Odin Mondvalsen” vjen pas burgut të pare. Është një sintezë simbolike e burgut dhe çmendinës që teksti letrar shqip nuk e kish pohuar më parë dhe as më pas.
Format e tij letrare që panë dritën e botimit vetëm pas ’90-ës, si në dramë, tregim, poezi, ese, janë refuzim i modeleve të kohës, sidomos kur përmbysin mitet e besës apo e luftës antiosmane të shqiptarëve. Dhe ia quajnë antishqiptar “Mekamin” e vitit ‘78.
17 vjet në burg, i dënuar me mbështetjen e shkrimtarëve zyrtarë, fakte që megjithëse të shqyrtuara nga autorja Mullahi, janë lënë jashtë fokusit të studimit, duke e lënë letërsinë e Trebeshinës të papërlyer nga të gjallët.