Aksident ne Gjirokaster humb jeten ne spital nje punonjes policie
Një punonjës i policisë së Gjirokastrës ka humbur jetën në spital nga plagët e rënda, si pasojë e një aksidenti rrugorë rrugës për në shtëpi, mbrëmjen e së premtes. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krinë, kohën kur Miho Mihali 49 vjeç po kthehej nga shërbimi me mjetin e tij fiat Punto. Miho, punonjës i shërbimit kufitar ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasoje ai mori plagë të rënda në trup dhe në kokë, ndaj edhe megjithë ndërhyrjen e mjekëve në spitalin e Gjirokastrës, nuk mundi të mbijetojë. Ai vdiq sot në orët e para të mëngjesit.