Aksident në Gjirokastër, një i lënduar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë në afërsi të fshatit Goranxi, ku një automjet me drejtues shtetasin A. K, 49 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. V., 63 vjeç.
Sipas informacioneve të policisë, mësohet se është plagosur 63-vjeçari i cili ndodhet në spitalin e Gjirokastrës, në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i plotë i policisë
Rreth orës 20:35, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në afërsi të fshatit Goranxi, automjeti me drejtues shtetasin A. K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. V., 63 vjeç, banues në fshatin Bulo, Libohovë.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. V., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.