E Hënë, 2 Nëntor 2026

Debate në GJKKO, Nuredin Dumani përplaset me Enver Divën: Do t’jua ha hallvën të gjithëve!

Edhe ditën e sotme, seanca gjyqësorë në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë” është shoqëruar me debate mes të dënuarve dhe bashkëpunëtorit të Drejtësisë, Nuredin Dumani.

Pyetjet e avokatit Ilia Ilia, i cili përfaqëson Agron Qolin janë konsideruar si analiza nga ana e prokurorëve.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se debati ka nisur pasi dikush nga të pandehurit ka provokuar Nuredin Dumanin.

Dumani nga ana tjetër i është përgjigjur me tone të ashpra.

Nuredin Dumani: Do jua ha unë hallvën të gjithëve nuk mund të ma hani hallvën ju mua.

Enver Diva: Do ta shohim kush ja ha hallvën njëri-tjetrit, pse rren.

Debatet në sallë

Avokat Ilia: Në ç’rrethana jeni njohur me Agron Qolin?

Dumani:  E kam pasur komshi. Kemi qenë edhe miq. E njoh nga 2001-2003. Agroni në 2012 u largua në Durrës. Kemi pasur marrëdhënie shume të mira dhe hyrje-dalje familjare. Për një farë kohe unë kam punuar me Agronin në një pallat ku ai ishte teknik ndërtimi.

Avokat Ilia: Me kë punonte aty?

Dumani: Investitor ishte Enea Prifti. Unë kam punuar disa muaj aty.

Avokat Ilia: Cilat ishin marrëdhëniet mes Agron e Petrit Qolit?

Dumani: Ishin kushërinj. Petrit Qoli ishte ndërtues pallatesh, ndërsa Agroni teknik. Nuk di të kenë punuar bashkë.

Avokat Ilia: A shoqërohej Agroni me Festim Qolin?

Dumani: Po patjetër, çdo natë te lokali i Festimit ishin.

Avokat Ilia: Kur je shoqëruar me Besnik Qolin, a ke diskutuar për marrëdhënien e tij me Agron Qolin.

Dumani: Ai fliste me respekt për të. E konsideronte njeri serioz./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›