E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Gjirokastër, vdes 47-vjeçari

Ora 9 e paradites së sotme ka qenë ora fatale për 47-vjeçarin Përparim Hodo lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë. Ai është përplasur nga një mjet tip benz me targa TP 28 02 B duke humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër përballë fshatit Shtëpëz.
47- vjeçari Hodo ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Athinës dhe rreth orës 8 e 30 minuta autobuzi ka ndalur për një pushim në një pikë karburanti. Nuk dihen arsyet që e kanë detyruar 47- vjeçarin për të kaluar në anën tjetër të rrugës por kthimi përsëri për tek autobuzi që ishte parkuar brenda teritorit të karburantit ka qenë fatal për të.
Ai është përplasur nga automjeti tip benz me targa TP 28 02 i cili drejtohej nga 29-vjeçari Dino Dine nga fshati Hormovë i Tepelenës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›