E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, makina bie nga ura, vdes 22-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier ku një makinë ka rënë nga ura dhe ka përfunduar në ujrat e lumit Seman.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në urën e Mbrostarit në hyrje të qytetit të Fierit ku një makinë tip benz me targë Fr 5639 B në të cilën udhëtonte 22-vjeçari Nelson Lika është rrëzuar nga ura dhe ka përfunduar në lumin Seman dhe për pasojë ka gjetur edhe vdekjen 22-vjeçari.

Mendohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia me të cilin po udhëtonte automjeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›