E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, e zë rimorkio e kamionit, vdes 22 vjeçari

Një 22 vjeçar ka gjetur vdekjen aksidentalisht në Bulqizë pasi po përpiqej të shkarkonte një kamion me krom.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:00 të mesditës së sotme kur 22-vjeçari Gentian Leti ka gjetur vdekjen pasi rimorkio e kamionit u përmbys duke rënë nga një lartësi e madhe gjatë proçesit të shkarkimit të kromit. Ndërkaq policia e cila ka shkuar në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë brenda pak ditësh si pasojë e incidenteve gjatë nxjerrjes së kromit kanë humbur jetën dy persona ku rasti më i fundit ishte pak ditë më parë në Has ku humbi jetën një tjetër person.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›