E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Gjirokastër, vdesin katër të rinj

Katër të rinj kanë humbur jetën mbrëmjen e shkuar në Gjirokastër. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit në aksin rrugor Gjirokastër - Tepelenë. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi i gatshëm i policisë dhe punonjësit e qarkullimit rrugorr. Një automjet tip BMV, X5, me targa italiane me drejtues mjeti shtetasin Julian Vaka, duke udhetuar nga Gjirokastra për në Përmet, ka dalë nga rruga duke përfunduar në fushë. Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Juljan Safet Vaka, i datëlindjes 1982, lindur dhe banues në Përmet, Vladimir Qazim Shpata, i datëlindjes 1981, lindur dhe banues në Përmet, Armando Astrit Myrdykllari, i datëlindjes 1980, lindur dhe banues në Përmet dhe Altin Rryta, i datëlindjes 1980, lindur dhe banues në Tiranë. Sipas burimeve të Policisë, drejtuesi i mjetit fillimisht ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një ishull trafiku që ndan rrugën kryesore me xhepin e rrugës, (shesh pushim), më pas është përplasur me një bordurë të kanalit duke bërë që mjeti të shpërbëhej duke fluturar rreth 100 metra dhe përfunduar në fushë, dhe përsëri mjeti është rrokullisur, ku pasi ka mbaruar lëvizjen e pakontrolluar automjeti ka marrë flakë. Të katër viktimat kanë dalë nga makina në momentin e përplasjes më bordurën e kanalit dhe gjatë rënies në fushë, dhe kur ka marrrë flakë makina nuk kishte asnjë njeri brenda. Zjarrfiksja dhe efektivat e Policisë kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve duke bërë dhe kontroll të imtësishëm brenda mjetit. Grupi hetimor ka konstatuar se shkaku i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë si pasoje e motit shumë të keq, ku drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›