E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa: Perplasja Topalli-Biberaj mund te evitohej

Nje nga eksponentet e Partise Demokratike, qe pranoi te drejtoje Ministrine e Mbrojtjes ne nje moment teper delikat, vetem pak dite pas tragjedise se Gerdecit, thote se perplasja e fundit brenda partise se tij mund te shmangej.

“Nuk behet fjale per lufte klanesh, por absolutisht mendoj se eshte diçka qe mund te evitohej. Imazhi i vendit dhe i vete z. Biberaj, i cili na ka perfaqesuar, ne gjykimin tim shume mire, si zv/president i Asamblese Parlamentare te KE, vlen shume here me shume se disa bileta udhetimi”, thote Gazmend Oketa.

Ne nje interviste per gazeten “Shqip”, ai flet edhe per ngjarjen e Gerdecit, lidhur me te cilen shpreh bindjen se nese do te ishin respektuar rregullat, permasat e tragjedise do te ishin me te uleta.

“Mund te them se nese do te ishin respektuar rregullat e sigurise brenda fabrikes, ngjarja, edhe po te ndodhte, nuk do te kishte kurre te tilla permasa”, deklaron Oketa.

Ndersa lidhur me zgjedhjet e ardhshme, ministri i Mbrojtjes thekson se mazhoranca eshte gati te paraqitet ne to me arritjet gjate ketyre kater viteve qeverisje.

“Mazhoranca aktuale shkon ne zgjedhje me nje Shqiperi te ndryshuar e te transformuar jo vetem ne imazh, por dhe ne arritje. Shkon me nje marreveshje te nenshkruar me BE-ne, shkon me Shqiperine anetare te NATO-s, shkon me nje ekonomi funksionale e te qendrueshme, me taksa te ulura e paga te rritura. Shkon me investime madhore ne infrastrukture e arsim. Sa per listat, mendoj se eshte ende heret per te folur dhe besoj se do te jene strukturat perkatese te PD-se qe do te vendosin”, shton Oketa.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›