Erjon Braçe, jo mungesë koherence, por mungesë argumentesh reale

Erjon Braçe e kishte radhën sërish dje, të shpifte, trillonte e sajonte raporte antiqeveri të hartuara diku në Beograd (saktësisht nga adresa “European Fund for the Balkans”, Resavska 35 11000 Belgrade Serbia), e të shitura si të shpërndara nga Brukseli (saktësisht nga adresa “Gallup”, Avenue Michel-Ange 70 B-1000 Brussels). Ajo që, përbën çudinë e radhës, për mashtrimin e radhës, është se për të njëjtët raporte “Analitik” (“Analytical – Report”) dhe “Përmbledhës” (“Summary of Findings”), që doli dje para gazetarëve Erjon Braçe, duke bërë rolin e sforcuar të “të inatosurit”, vetë kryetari i PS-ës Edi Rama ka dalë në një konferencë shtypi që në 24 nëntor 2008. Pra, i bie që dy raportet që Erjon Braçe, me siguri dje e ka marrë vesh që kanë dalë, janë publikuar respektivisht “Summary of Findings” dhe “Analytical – Report”, në datat 14 dhe 17 nëntor 2008, akoma edhe më saktësisht, disa ditë edhe para se ta merrte vesh edhe Edi Rama se ata ekzistonin. Që prej atyre ditëve, dy raportet e përdoruara nga Erjon Braçe si argumente antiqeveri, gjenden respektivist në adresat e internetit http://www.balkan-monitor.eu/files/BalkanMonitor-2008_Summary_of_Findings.pdf dhe http://www.balkan-monitor.eu/files/BalkanMonitor-2008_Analytical_Report.pdf.
Problemi, që po gjen përhapje jo të vogël kohët e fundit, lidhet jo dhe aq domosdoshmërisht me mungesën e koherencës që demonstron Erjon Braçe, G 99, apo mediat e kontrolluara prej tyre, por për më tepër lidhet me mungesën e arsyeve, provave, apo argumenteve reale, për t’i bërë opozitë qeverisë. Në kushtet e kësaj mungese jo të vogël, “navigohet” nëpër faqe internetesh dhe pas klikut “search Albania”, çdo gjë që del për Shqipërinë, e gatuar ose jo në kuzhinat e Beogradit, në çdo gjuhë të huaj të mundshme, dhe në çdo kohë ë s’ka lidhje me aktualitetin, u serviret dhe riserviret shtetasve shqiptarë, si një “hall i madh”, i “zbuluar” në Beograd...
Ajo çfarë bëri Erjon Braçe dje, nuk ishte asgjë më shumë se një imitim i shëmtuar i asaj që rreth dy javë më parë një nga zëvendësErjon-ët, ai Veliaj i G 99 na shiti si “aktual” dhe zbulim ekskluziv një raport “antiqeveri”, të Akademisë Ushtarake të Mbretërisë Britanike, i cili “dergjej” në internet që prej 17 dhjetorit 2008 dhe që ç’është më sjellja antimediatike, ishte folur e stërfolur, shkruar e stërshkruar për atë raport, që mëse një javë para përfundimit të ditëve të vitit 2008.
Erjon Braçe që e ka “hoby” shfaqjen vend e pa vend para gazetarëve, ndoshta për t’u mbushur mendjen zgjedhësve të Lapardhasë se ai “gjëja e vogël” është dikushi në PS, është i sigurt edhe në të drejtën e tij legjitime, se përderisa ka media që dalin jashtë profesionalizmit, duke artikuluar lajme shumë-shumë të vjetra, sikurse dje disa televizione (me siguri edhe sot disa gazeta), ai mund të flasë sa herë të dojë para gazetarëve e të thotë çfarë të dojë, pa kurrfarë lidhje me aktualitetin, sepse citimet, imazhet dhe fotografitë e tij, do ndihmojë për të mbushur minutazhet e lajmeve në televizione, ashtu edhe faqet e gazetave, stres jo i vogël për lajmebërësit në mediat elektronike e të shkruara.