E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Gramsh, plagosen tre persona (EMRAT)

Aksident në Gramsh, plagosen tre persona (EMRAT)

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Kacivel në Gramsh. Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të palgosur tre persona.

Bëhet fjalë për shtetasit Elton Kotorri 42-vjeç, Sokol Berdellima 35 vjeç dhe Bedrane Menko, 48-vjeç. Këta tre shtetas janë nisur drejt spitalit ku dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Deri më tani nuk ka njoftimit zyrtar lidhur me këtë aksident, ndërkohë mësohet se policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›