Aksident ne Itali shuhet familja shqiptare
ROME- Një familje shqiptare me tre anëtarë është shuar tragjikisht në nje aksident rrugor te ndodhur në afërsi të Romës në Itali. Sipas njoftimeve të medieve italiane, viktimat janë Shkurte Shoti (30), Niko Fiore (28), si dhe vajza e tyre Denisa, 4-vjeçe. Kjo ishte një familje emigrantësh shqiptarë e cila prej disa vitesh jetonte në Itali. Aksidenti i rëndë ka ndodhur nga humbja e drejtimit të automjetit, ndoshta për shkak të erës së fuqishme. Policia italiane po shqyrton motivet dhe ekspertizën se si ka dalë vetura nga rruga, bejne te ditur mediat italiane. Dy prindërit kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa 4-vjeçarja ka vdekur pasi është dërguar në spitalin e Romës.
(NEWS24/BalkanWeb)
(NEWS24/BalkanWeb)