Shkoder vazhdon me ngadale numerimi i votave

Edhe ne diten e trete ne Shkoder ritmi i numrimit te votave ka qene i ngadalte. Deri tani jane numeruar kutite e votimit per vetem 6 nga 17 njesite vendore qe ka ky rreth. Nderkohe per shkak te pranise se madhe te njerezve ne qendren e numrimit numer 40 ne Bashkine e Shkodres komisioneret kane kerkuar ndihmen e policiese per vendosjen e rregullit. Rezultatet e gjertanishme ne dy Qarqet Veriore te Shqiperise ate te Shkodres dhe ate te Kukesit flasin per zgjerim te influences se Partise Socialiste ne disa prej komunave tradicionale te Partise Demokratike.