E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bramerc kerkon me shume nga Serbia per kapjen e Mlladicit

Kryeprokurori i Kombeve te Bashkuara thote se Serbia mund dhe duhet te beje me shume per te siguruar kapjen e te gjithe te kerkuarve per krime lufte.

Serzh Bramerc beri komentin dje ne Beograd pas nje takimi me Presidentin serb Boris Tadic.

Zoti Bramerc u tha udheheqesve serbe se nuk ka rruge tjeter pervec kapjes se te kerkuarit per krime lufte. Ai tha se mendimi i tij do te pasqyrohet ne raportin qe do ti dergoje Keshillit te Sigurimit te OKB-se te marten e ardhshme.

Prokurori ndodhej ne Serbi per te diskutuar perpjekjet e fundit te zyrtareve serbe per te gjetur dhe kapur Ratko Mlladicin kreun ushtarak te serbeve te Bosnjes gjate luftes atje dhe ish-udheheqesin e serbeve te Kroacise Goran Haxhic.

Dorezimi i Mlladicit eshte kusht per integrimin e Serbise ne Bashkimin Evropian. Zoti Bramerc riperseriti se Mlladici fshihet ne Serbi.

Presidenti Tadic u zotua se qeveria e tij do te beje cdo perpjekje per te ndaluar te arratisurit nese ata ndodhen ne territorin serb.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›