E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Kalimash, ndërrojnë jetë nënë e bijë

Një autovetura me targa të Kosovës u përplas me një kamion me targa të Kukësit, ku si pasojë mbetën të vdekur dy shtetase kosovare dhe u plagosën dy të tjerë. Viktimat janë Ganimete Sabedini, 28 vjeçe dhe vajza e saj Olsa, 18 muajshe. Nga aksidenti mbetën të plagosur rëndë edhe dy anëtarët e tjerë të familjes Sabedini, Ganimet Sabedini, 33 vjeç dhe i biri Olsi, 4 vjeç.

Si pasojë e këtij aksidenti, radhë në hyrje të tunelit ka shkuar deri në 3 kilometra. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Në më pak se 24 orë, autostrada Durrës-Kukës regjistron 3 viktima, pas asaj të jë nate më parë kur një tjetër shtetas u përplas për vdekje teksa përpiqej të kalonte rrugën në aksin Kukës-Morinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›