Vushtrri, nisin gërmimet për varrezën e dyshuar
Kryetari i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, deklaroi në një intervistë për REL se gërmimet do të kryhen fillimisht për të përcaktuar përbërjen gjeologjike të shtresave të dheut, dhe për të përcaktuar se çfarë masash duhen ndërmarrë, për të mbrojtur potencialin njerëzor dhe teknik gjatë gërmimeve.
Sipas tij, gërmimet po kryehn në praninë e një numri të madh vëzhguesish dhe ekspertësh ligjorë, vendorë e ndërkombëtarë.
Ekspertët thonë se aktualisht nuk ka asnjë informacion mbi numrin e mundshëm të trupave të pajetë që mund të gjenden në këtë varrezë, dhe as për përkatësinë e tyre etnike.