E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Korçë - Pogradec2 të vdekur e 9 të plagosur

Të tjera rreth shkrimit Elbasan, aksidentohet Arjan Jaupllari  KROCE - Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në afërsi të fshatit Leshnicë.

Aksidenti ndodhi në aksin Korçë- Pogradec, ku janë përplasur një mjet me targa greke dhe një furgon me pasagjerë.

Flitet për 2 të vdekur dhe 9 të plagosur.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima janë 2 të rinjtë që udhëtonin në makinën me targa greke. Njëri prej tyre është identifikuar si Elvis Sekseni.

Mjeti me targa greke, NAY 6933, po udhëtonte në drejtim të Pogradecit, ndërkohë që furgoni me targa Ko 711, po udhëtonte në drejtim të kundërt.  Mendohet se shkak i aksidentit është shkelja e rregullave të qarkullimit të mjetit ku udhëtonin dy të rinjtë, por këto janë vetëm të dhëna paraprake. 

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Korçës dhe po marrin mjekimin e duhur.
vijon...

Redaksia online
(sg./shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›