E Diel, 1 Nëntor 2026

Del makina jashtë rruge, 3 plagosen, mes tyre Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve

ELBASAN-Një aksident automobilistik me pasojë 3 të plagosur është shënuar në aksion Elbasan-Librazhd.
Policia bën të ditur se mes të plagosurve është dhe Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Xibrakë. Nga të dhënat e policisë mësohet se mjeti me targa TR 0221 M ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit që ndodheshin në të, Sazan Celiku, Joval Basho dhe Arjan Jaupllari që ishte dhe drejtuesi i mjetit.

Të tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Librazhdit ku ndodhen jashte rrezikut per jeten, ndërsa policia po heton rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›