E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, Dita e dytë e bisedave teknike në Bruksel

BRUKSEL-Vazhdojnë sot në Bruksel bisedimet teknike mes Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit të raporteve mes dy vendeve.

Zyra e Baroneshës Catherine Ashton nuk ka dhënë detaje se në çfarë formati do të vazhdoj dialogu, kurse sipas mediave beogradase, takimi i sotëm do të jetë në përbërje të plotë, për dallim që i fundit ishte vetëm në nivel ekspertësh.

Takimi i radhës në Bruksel, pritet të nxjerr në dritë edhe aspektet ligjore me të cilat do të mundësohet zbatimi i marrëveshjes parimore mbi 15 tema.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›