E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Korçë, humb jetën drejtuesi i mjetit, plagosen 2 të tjerë

Një person ka gjetur vdekjen, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy të tjerë si pasojë e një aksidenti automobilistik në Korcë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në dalje të qytetit, në rrugën që lidh Korçën me Bilishtin, ku drejtuesi i një automjeti që udhëtonte në këtë aks ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Për pasojë ka gjatur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit, ndërsa janë palgosur dy pasagjerët që udhëtonin në mjet. Të lënduarit janë dërguar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq policia konfirmon se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia mbi normat e lejuara, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›