Gjyshërit e Eleni Bashos: Kërkojmë drejtësi, të kapet vrasësi
GJIROKASTËR- Kërkojmë drejtësi dhe identifikimin e vrasësit. Ky është apeli i dhënë nga gjyshërit e Eleni Bashos, dy ditë pas lirimit nga burgur të bashkëshortit të viktimës, Ilia Basho, për mungesë provash që ta implikonin me vrasjen.
Në një shtëpi një katëshe, e rrethuar me një mur të lartë në fshatin Andon Poc në Gjirokastër, aty ku u rrit farmacistja e ekzekutuar natën e 2 shkurtit, sot jetojnë vetëm dy gjyshërit e moshuar.
Të pikëlluar nga ngjarja e rëndë kërkojnë zbardhjen e identitetit të autorit të vrasjes.
“Ndoshta është edhe i pafajshëm, nuk besoj që të vrasë bashkëshorten që e pati për 20 vite”, deklaron gjyshi i viktimës.
Ndërsa gjyshja më e revoltuar, shprehet “U mbush bota me këto fjalë, c’të themi ne tani. Kush e di sa ka derdhur Ilia Basho që e nxorrën. Ai të marrë masa, për Elenin, ai të gjejë vrasësin. Kam që dje pa ngrënë, dua të caj barkun…Jo se doli ai, të dalë të mbledhë fëmijët…po puna është si i hëngri fjalët që s’di gjë për gruan”, shton ajo.
Në lagjen tjetër, po në fshatin Andon Poc gjenden edhe familjarët e Ilia Bashosh. Gjyshi i tij, Nikolla Basho totalisht i rezervuar, jashtë kamerave shprehet se nipi i tij është i pafajshëm, ndërsa shton se ai kishte sakrifikuar për të qënë pranë familjes së tij, duke lënë pas jetën si emigrant në Greqi.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Gjyshërit e Eleni Bashos: Kërkojmë drejtësi, të kapet vrasësi